Një fëmijë 10 vjeçar i tregon vendin iPhone X dhe Face ID-së

E publikuar: 17/11/2017 07:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple thotë se shanset që dikush të qaset në iPhone X-in tuaj me anë të Face ID përveç jush janë 1 në 1 milion, falë një teknologjike unike dhe një sistem njohjeje imazhe me saktësi të lartë.

Megjithatë teknologjia nuk ka asnjë shans përballë 10 vjeçarit Ammar Malik, i cili mund të zhbllokonte iPhone e nënës së tij pasi ajo kishte regjistruar fytyrën e saj.

Malik demonstron zhbllokimin e iPhone X me anë të Face ID. Familja tha për Wired se djali i tyre mund të zhbllokonte edhe iPhone X e babait të tij disa herë.

Edhe pse kjo nuk do të thotë se kushdo mund të qaset në iPhone tuaj, është një sfidë më vete për prindërit që duan të mbajnë telefonët e tyre larg syve të fëmijëve.

Në fund të fundit, rekomandimi kryesor i Apple është përdorimi i një fjalëkalimi ose kodi PIN. Megjithatë kjo do të ishte gjëja e fundit që dëshironit të dëgjoni pasi keni shpenzuar 1,000 dollar për një telefon. /PCWorld Albanian