Një femër gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

E publikuar: 16/06/2020 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bë të ditur se  në Veriun e Mitrovicës,  është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj.

‘Rr. Kral Petri, Mitrovicë Veri 15.06.2020 – 07:00. Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete e viktimës dërgohet në IML për obduksion’, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.