Një e infektuar me Covid-19 në Vushtrri nuk ka respektuar masat e vetizolimit

E publikuar: 01/07/2020 09:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme, një e dyshuar femër kosovare e konfirmuar me Covid-19, nuk ka respektuar masat e vet-izolimit duke dalë në qytet. Këtë e kanë konstatuar njësitet policore gjatë inspektimit për respektim të masave për vet-izolim sipas rekomandimeve të IKSHP-së për personat e prekur me Covid-19.

“E dyshuara nuk është intervistuar për shkak të virusit, ndërsa prokurori është informuar lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.