Një ditë e ‘errët’ në plazh: Fillon festivali gotik, ku pjesëmarrësit vishen zi dhe me motive gotike (Foto)

E publikuar: 29/04/2018 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qyteti bregdetar Whitby në Angli, ka mbledhur qindra vizitorë, të cilët bëhen bashkë që të festojnë artin e errësirës.

Për dashamirësit e steampunk, cybergoth, romantizmit dhe kohës viktoriane, Whitby Goth Weekend që zhvillohet dy herë në vit, është bërë një organizim shpirtëror, transmeton Telegrafi.

Steampunk vjen nga fantashkenca dhe kombinon stilin e modës viktoriane dhe industriale, teksa përfshinë instrumente bronzi dhe armë të dekoruara.

Kjo qytezë nuk është zgjedhur rastësisht, pasi Bram Stoket e ka shkruar aty veprën ‘Drakulla’. Në të ka objekte të shumta gotike, sikurse është Whitby Abbey që thuhet të jetë kështjella që e inspiroi për të shkruar klasiken gotike.

Ky festival është më i madhi i këtij lloji dhe ka filluar më 1994, ndërsa pas kërkesës së madhe, tri vite më vonë u vendos që të zhvillohet në prill dhe tetor – që të jetë sa më afër me Halloween. /Telegrafi/