Një betejë e egër mes PewDiePie dhe një kompanie Indiane ka nisur për kurorën e kanalin më popullor në YouTube

E publikuar: 25/12/2018 03:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beteja për njeriun më të famshëm në internet ka filluar. Njëri është 29 vjeçari Suedez i cili në YouTube njihet si PewDiePie dhe tjetri në fakt është një kompani Indiane argëtimi themeluar nga një shitës limonade në rrugët e Delhit.

Mes PewDiePie dhe T-Series kanë nisur një luftë për tu tërë kanali numër 1 në YouTube në 2018-ën, një betejë e cila nuk ka qëndruar pa pasoja.

Viktimë e kësaj beteje ishte uebsajti i Wall Street Journal i cili u hakua dhe u postua një shkrimi i cili kërkonte falje në emër të gazetës për keqinterpretimin e gjuhës “antisemite” dhe “raciste” në videot e Felix Kjellberg.

Duke folur për BBC, Bhushan Kumar, 41 vjeçari i cili ka marrë drejtimin e kompanisë nga i ati thotë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë “garë.” Madje sipas tij nuk e kuptonte pse PewDiePie e kishte marrë kaq seriozisht.

Rritja e T-Series, një kompani e prodhimit të filmave ngarkon në YouTube këngë dhe klipe të cilat kanë shpërthyer në audiencë sidomos pas bashkëpunimit me Bollywood.

Por edhe PewDiePie ka miq të fortë. Muajin e kaluar një milioner YouTube bleu reklama në Karolinën e Veriut për ta mbështetur.

Një tjetër njeri i famshëm nga YouTube, bëri diçka të ngjashme kur pagoi 1 milionë dollarë për të vendosur një billboard në Times Square ku u kërkonte Nju Jorkezëve të abonoheshin në kanalin e PewDiePie.

Një fans i Kjellberg gjithashtu tha se ka hakuar qindra mijëra printerë në mbarë botën duke printuar mesazhe “Abonohuni në kanalin Youtube të PewDiePie.”

Sot Kjellberg ka 77 milion abonentë në platformë, më shumë sesa Taylor Swift dhe Ed Sheran së bashku dhe videot e tij janë parë mëse 19 miliardë herë.

Sakaq T-Series dhe kanalet e saj satelite kanë grumbulluar 4 miliardë shikime por sipas firmës analitike Tubular Labs, T-Series po rritet me 120,000 abonentë çdo ditë ndërsa Kjellberg 20,000.

Pavarësisht rritjes ekplozive të kompanisë Indiane, ajo është 1 milion abonentë pas kur kanë ngelur vetëm 7 ditë. /PCWorld Albanian