Një banesë luksoze në Londër jepet për vetëm 5 funte – mjafton të përgjigjeni saktë në vetëm një pyetje! (Foto)

E publikuar: 15/11/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një çift u jep njerëzve një shans për të fituar një banesë me vlerë rreth 500,000 funtesh për vetëm një funte, nëse i përgjigjen një pyetje saktë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Jack dhe Charlotte Smith çiftin që vendosi banesën e tyre me dy dhoma gjumi në Greenwich në treg dhjetë muaj më parë për 490,000 funte.

Por pas dështimit për të marrë ndonjë ofertues, ata tani kanë vendosur ta ofrojnë atë si një “lojë shpërblyese”.

Dhe për të fituar çmimin e mahnitshëm, “konkurrentët” duhet të identifikojnë saktë se çfarë anije është treguar në një foto nga katër zgjedhje.

Jack tha: “Ne do të donim t’i japim dikujt një shans për të zotëruar një banesë pa pagesë në Londër”.

Konkursi është planifikuar të zgjasë deri më 26 janar vitin e ardhshëm, për të cilin deri më tani janë shitur 13,000 bileta. E fituesi do të shpallet shtatë ditë më vonë.

Nëse nuk ka bileta të mjaftueshme të shitura për të justifikuar shitjen, atëherë konkurrenca do të zgjatet për gjashtë muaj. /Telegrafi/