Një arsye më tepër për të mos përdorur më një telefon Windows Phone

E publikuar: 05/04/2019 03:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook po përgatitet ti japë lamtumirën familjes së aplikacioneve për Windows Phone, përfshirë Messenger, Instagram dhe aplikacionin origjinal Facebook

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi ditën e Marte për mediat se Microsoft do të tërheqë aplikacionet për Windows Mobile duke filluar nga data 30 Prill.

Përdoruesit e Windows Phone do të duhet të aksesojnë Facebook dhe Instagram nga shfletuesi i telefonit të tyre.

Largimi i Facebook nga platforma nuk duhet të habisë shumë kë të cilët po mbajnë ende një telefon që ditët i ka të numëruara. Microsoft i dha fund biznesit të Windows Phone në 2016-ën pas shitjeve të dobëta. Përditësimet e sigurisë dhe të softuerit u ndaluan në Dhjetor të 2018-ës. Aplikacione të palëve të treta janë larguar nga Windows Store që prej 2015-ës.

Por një numër i vogël përdoruesish ende kanë mbetur me telefonë të cilët deri në një farë mase janë të padobishëm. Ata që i përdorin ende ose preferojnë kamerat e tyre ose shqetësohen nga rekordet e këqija të privatësisë së Apple dhe Google.

Disa të tjetër janë të kënaqur me telefonë me pak aplikacione. Ndërsa nostalgjia për Windows Phone është reale, edhe përdoruesit më besnikë e pranojnë faktin se telefoni nuk kryen sot as detyrat më bazike të një smartfoni. /PCWorld Albanian