“Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll…”: Bëhet hit në internet video e Suarezit, Messit dhe Albas

E publikuar: 15/02/2018 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjetet sociale janë në kulmin e përdorimit aktualisht dhe mjafton një postim i një personi të rëndomtë për një temë të caktuar dhe menjëherë gjithçka bëhet virale.

Shembull i kësaj është një video e Luis Suarezit, Lionel Messit dhe Jordi Albas, ku pas postimit të saj është krijuar një debat, por këtë herë në kuptimin edukativ.

Një argjentinas, uruguaian dhe spanjoll, takojnë një pengesë…“, shkruhej në përshkrimin e një video ku treshja e Barcelonës kalojnë një barrierë, secili në mënyrën e vetë.

Messi dhe Suarez kalojnë në mënyrë të palejuar pengesën

Video u postua nga një llogari në Twitter me emrin ‘Fede Pramal’ dhe brenda 24 orëve ka marrë mbi 70 mijë retweets (shpërndarje) dhe rreth 130 mijë pëlqime.

Duke lënë shifrat anash, kryefjala është debati që ka krijuar kjo video e thjeshtë e postuar nga një person i rëndomtë. Debati i gjerë tema e të cilit janë lojtarët, ku secili përfaqëson një kulturë dhe një edukim ndryshe.

Jordi Alba vazhdon ashtu siç e thonë rregullat, në rrugën e duhur

Messi vendos të futet përfundi barrierës (shufrës metalike), Suarez mbi, ndërsa Alba nuk u ndikua nga bashkëlojtarët e tij dhe vendos të ec rrugës së ndërtuar.

E postua si një shaka e thjesht, por e gjitha kjo u shndërrua në temë se sa ndryshojnë modelet e arsimit të Amerikës Latine me atë të Evropës.

Po ju si thoni, jeni pjesë e debatit se është mënyrë kulture/arsimimi, apo thjesht refleks i rastit. /Telegrafi/