Një aplikacion i rremë i WhatsApp në Android është shkarkuar mbi 1 milion herë

E publikuar: 08/11/2017 03:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një version i rremë i WhatsApp në Android është shkarkuar miliona herë nga Play Store përpara se përdoruesit të zbulonin se ishte një mashtrim dhe Google ta hiqte menjëherë.

Kjo ngjarje tregon dobësinë e Google për të parandaluar mashtrime edhe për aplikacionet të famshme siç është WhatsApp.

Gjigandi i motorit të kërkimit është mashtruar lehtësisht thjeshtë duke kopjuar emrin, ikonën dhe emrin e zhvilluesit sa të lejonte një kopje të WhatsApp të penetronte në Play Store.

Aplikacioni i rremë është shkarkuar mes 1 deri në 5 milion herë përpara se të raportohej nga përdoruesit e Reddit.

“Update WhatsApp” ishte identik me WhatsApp-in e vërtetë. Për të mashtruar përdoruesit, zhvilluesit e aplikacionit të rremë kishin shtuar një hapësirë në fund të emrit duke shfrytëzuar një karakteret Unicode.

URL-ja e zhvilluesve të WhatsApp-it të vërtetë është kjo:

https://play.google.com/store/apps/developer?id=WhatsApp+Inc

Ndërsa URL-ja e zhvilluesve të WhatsApp-it të rremë është kjo:

https://play.google.com/store/apps/developer?id=WhatsApp+Inc.%C2%A0

Por ka më shumë sepse aplikacioni fshihte prezencën e tij duke krijuar një ikonë boshe dhe nuk shfaqej në ndërfaqen e aplikacioneve.

Për fat të mirë zhvilluesit e kanë përdorur vetëm për të bërë para përmes reklamimit, por e njëjta teknikë mund të përdoret edhe për shpërndarjen e maluerëve.

Play Store konsiderohet si vendi më i sigurtë për të shkarkuar aplikacione Android por Google jo radhë herë ka lejuar maluerë në të. Trendi më i fundit mes zhvilluesve është fshehja e aplikacioneve për prodhimin e monedhave kriptorafike dhe shfrytëzuar resurset e përdoruesve. /PCWorld Albanian