Një aktor shqiptar pjesë e filmit “Fast & Furious 8” (Foto)

E publikuar: 08/04/2017 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar është pjesë e kastit të aktorëve të ‘Fast & Furious 8’, ku premiera europiane e filmit ishte në Berlin.

Bëhet fjalë për aktorin Erand Hoxha, të cilit regjisori ia ka besuar rolin e nji pjesëmarrësi në garat e shpejtësisë.

Ndërsa aktorët e famshëm të Holliwoodit, Vin Diesel, Charlize Theron dhe F. Gary Gray u pritën nga qinda adhurues entuziastë.

Veturat që fluturojnë në rrugë, ndjekjet e vështira dhe shpërthimet, edhe këtë herë vijnë me shumicë, por në filmin më të fundit të sagës shfaqen edhe një sferë e madhe metalike, një tenk dhe një nëndetëse.