Një 10 vjeçari nga Rahoveci mbytet në ujërat e Drinit të Bardhë

E publikuar: 22/06/2019 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 10 vjeçar është mbytur sot në ujërat e Drinit të Bardhë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili njoftoi se Odise Naim Thaçi nga fshati Kramovik, u mbyt sot.

“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve. Pusho në paqe, Odise”, ka shkruar Latifi në Facebook.