Nitaj tregon kushtet e AAK’së për koalicione

E publikuar: 08/08/2019 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se asnjë subjekt politik nuk mund të bashkëpunojë për zgjedhjet e ardhshme me këtë parti në rast se kanë qëndrime të tjera për kufijtë e Kosovës, pozitën e serbëve në Kosovë dhe taksën ndaj mallrave serbe.

“Nuk jemi absolutisht të interesuar për të bashkëpunuar me asnjë forcë politike nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për mosndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse nuk i kanë qëndrimet e qarta për moslejimin e krijimit të një Republika serbe me kompetenca ekzekutive dhe nëse eventualisht nuk janë dakord që taksa të mos hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën”, ka thënë Nitaj në RTK.

“Këto janë disa prej parimeve bazë të AAK-së dhe të liderit Haradinaj dhe këto janë kushtet që mund të përcaktojnë kornizën e bashkëpunimit para zgjedhjeve apo pas zgjehjeve”.

Nitaj ka theksuar se Haradinaj e largoi nga tavolina e Frederica Mogherinit temën e kufijve dhe se një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë.