Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

E publikuar: 12/08/2019 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se ai ndihet për mrekulli për modestinë që ka partia e tij, AAK.

Sipas Nitajt, të gjitha sondazhet e kundërshtarëve të tyre politik po tregojnë që AAK është rritur më shumë se dyfish, duke u bërë konkurrent serioz për fitues, por që për këtë punë ata nuk flasin, transmeton Telegrafi.

Nitaj në shkrimin e bërë në Facebook, ka thënë se të tjerët “pa prite pa kujtu veç e kanë marrë bajrakun e fitores”.