Nissan-Renault bashkëpunim me Dongfeng për të prodhuar një mini-SUV në 2019-ën

E publikuar: 21/09/2017 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca Renault-Nissan bëri të ditura planet për të ndërtuar makina elektrike së bashku me prodhuesin Kinez Dongfeng Motor.

Ky bashkëpunim do të zhvillojë një mini-SUV elektrike i cili hyn në prodhim në 2019-ën nga Dongfeng.

Kina, tregu më i madh në botë i makinave, synon që të gjitha makinat elektrike dhe hibride të përbëjnë të paktën 1/5 e shitjeve të makinave deri në 2025-ën.

Renault-Nissan deri në këto momente udhëheq zhvillimin e makinave elektrike falë modeli “top-seller,” Nissan Leaf prezantuar në 2010-ën.

Megjithatë ky partneritet është sfiduar nga Tesla si dhe disa prej prodhuesve tradicionalë të makinave. Renault dhe Nissan do të kenë çerekun e aksioneve ndërsa Dongfeng pjesën e ngelur prej 50%. /PCWorld Albanian