Nismë për ndalimin e vuajtjes së gaforreve gjatë gatimit

E publikuar: 11/01/2018 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria zvicerane ka dhënë urdhër që t’i jepet fund praktikës së zakontë të hedhjes së gaforreve të gjalla në ujin e nxehtë, duke kërkuar që ato fillimisht të vriten.

Nisma është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të reformuar ligjet vendase të mbrojtjes së kafshëve.

Pikërisht se gaforret mund të ndjejnë dhembje e të vuajnë nga ky veprim, e shtyu Bernën të paralajmërojë masa të forta ndaj restoranteve që vazhdojnë ta kryejnë këtë veprim. Sipas urdhrit, vrasja e gaforreve mund të bëhet me goditje elektrike ose përmes shkatërrimit mekanik të trurit të gaforres.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, por edhe disa shkencëtarë argumentojnë se gaforret dhe krustacet e tjera kanë një sistem nervor mjaft të sofistikuar dhe kjo bën që të ndjejnë një dhembje të tmerrshme kur hidhen në ujë të përvëluar e zihen të gjalla, transmeton tch. Dhe nuk mbaron me kaq.

Në bazë të urdhrit të ekzekutivit zviceran, gaforret nuk do të transportohen më në akull apo ujë të ngrirë, por do të mbahen gjithmonë në kushte të ngjashme me ato të ambientit të tyre natyral.