Nisma për Kosovën i ka 14 pyetje për Kadri Veselin (Video)

E publikuar: 27/03/2017 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovën i ka drejtuar 14 pyetje kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Shyqyri Bytyqi, Sekretar për Ekonomi dhe Financa në këtë subjekt ka thënë se Veseli para se të filloj me ‘Fillimin e Ri’, duhet të përgjigjet për ‘Misionin e Ri’.

“Kadri Veseli, në vend të turrit të dëgjimit, e keni obligim që para se të kërkoni “një fillim të ri” t’ju tregoni qytetarëve se ku mbetën premtimet e Misionit të ri”, ka thënë Shyqyri Bytyqi në një konference për media.

Me poshtë pyetjet e Nismës drejtuar Veselit:

1. Ku mbetën 200 mijë vende të punës? Apo ato kanë qenë vetëm një fryrje e numrit gjatë fushatës dhe premtim për militantët e PDK-së, të cilët çdo ditë po i shohim në institucionet shtetërore dhe publike.
2. Ku mbet liberalizimi i vizave të cilin e keni premtuar? 3. Pse nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe investime te huaja?
4. A po ikin investitorë nga krimi dhe korrupsioni që e ka kapluar Kosovën nga qeverisja e juaj?
5.Ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard Euro?
6.Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjerat elementare, ju keni premtuar një shëndetësi me standarde evropiane pse nuk po e bëni? Kosovarët kërkojnë shërim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
7.Pse jemi radhit të fundit në listën e Pisa-s? Ju keni premtuar arsim cilësor ?
8. Pse nuk e zhvilluat bujqësinë? Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonina
9.Keni premtuar rrymë 24 orë? Në shekullin 21 Kosova vazhdon të ketë probleme me rrymë.
10. Çka u bë me “Kosovën e re”?
11. Keni thënë se do ta luftoni krimin korrupsionin pse nuk e bëtë? Në shumë raporte ndërkombëtare ne radhitemi në krye të listës si vendi me i korruptuar.
12. Çka u bë me Brezovicen?
13. Çka u bë me Trepçën?
14. Sa është numri i të rinjve që kanë ikur nga Kosova gjate këtij mandati tuaj?

Prandaj z. Kadri Veseli ishte bashkë kreator dhe implementues i politikave të misioni të ri tashme te dështuar, dhe fal mashtrimit me ”misioni e ri” ai është kryetar i kuvendit.

Kryetari PDK-së me sloganin “Fillimi i ri” shpalli dështimin e “misionit te ri”.

“Fillimin i ri” është përgatitje një mashtrimi te ri.

https://web.facebook.com/nismaperkosoven.official/videos/1496222397069232/