Nisma: “Mjaft më me politika të logjikës së strucit”

E publikuar: 27/05/2015 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Marrja nëpër këmbë e vlerave të luftës, që filloi menjëherë pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së nuk ka të ndalur. Filloi me UNMIK-un, po vazhdon me EULEX-in dhe nëse të premten merr miratimin e deputetëve të Kosovës do të vazhdojë me Gjykatën Speciale”.

Kështu vlerëson Nisma për Kosovën në një komunikatë, me të cilën reagon ndaj aktgjykimit të sotëm për të akuzuarit në grupin “Drenica” dhe porosit se “është koha e fundit që politikës të logjikës së strucit t’i jepet fund”.

“Aktgjykimi i sotëm kundër Sulejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve është edhe një dëshmi se segmente të caktuara të sistemeve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë kanë bërë në vazhdimësi ndjekje selektive të krimeve të luftës. Kanë qenë shumë aktivë në rastet kur të dyshuar ishin pjesëtarët e UÇK-së. Janë gjetur ‘dëshmitarë’ ku janë e ku s’janë. Ndërsa për krimet dhe aktet e gjenocidit të kryera nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, edhe pse dihen me emra, mbiemra edhe urdhërdhënësit edhe kryesit e tyre, nuk kemi ndjejkjen dhe denimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Nismës.