“Nisma është pro sot apo kurdo që ligji vjen në votim”

E publikuar: 20/03/2018 17:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga anët e Nismës, Bilall Sherifi tha se sot jemi mbledhë për të diskutuar e votuar çështjen që ka ngjallur më së shumti debat e polemika.

“Është debatuar mjaftueshëm për këtë çështje, prandaj nuk besoj që sot ende kemi njerëz që nuk e dinë se si duhet vepruar”, tha Sherifi. Sipas tij në këtë pikë të gjithë e dinë vendimin e tyre, për një arsye apo tjetër kanë ndarë mendjen për të votuar po ose jo, shkruan rtv21.tv.

Ai edhe njëherë siguron se deputetët e Nismës sot, apo kurdo që projektligji për demarkacionin të vjen në votim do të votojnë pro këtij ligji, që t’i jepet një epilog kësaj çështje që ka tre vite që gjendet në tavolinë./21Media