Nisma e Presidentit për reformën zgjedhore nuk është serioze”

E publikuar: 18/01/2017 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procedurat fillestare për reforma Kushtetuese dhe zgjedhore, sipas nismës së presidentit Hashim Thaçi, kanë filluar të zbatohen, ndonëse pa opozitën.

Zyrtarë nga Presidenca e Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë, se procesi i nisur për reforma është duke shkuar ashtu siç është paraparë.

Ardian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi, tha se nëngrupet punuese kanë kryer punët e tyre dhe se do të vazhdohet me procedurat e tjera.

“Grupet punuese e kanë përfunduar punën e tyre ashtu siç ishte përcaktuar me afatet kohore. Ato i kanë dorëzuar rekomandimet e tyre dhe pritet që në një të ardhme sa më të shpejtë, këto rekomandime t’i përcillen Kuvendit të Kosovës. Më pastaj, vet Kuvendi i Kosovës do të vendos për reformën elektorale”, tha Arifaj.

President Thaçi, vitin e kaluar formoi dy nëngrupe punuese, një për amandamentimin e Kushtetutës dhe një tjetër për reformën zgjedhore në të dyja nivelet, atë qendror dhe lokal.

Në këtë funksion, gjatë nëntorit të vitit të kaluar, presidenti organizoi mbajtjen e dy takimeve me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, por këto takime u bojkotuan nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Mjellma Hapçiu-Alijaj nga Demokracia për Zhvillim, organizatë kjo pjesë e nëngrupeve punuese për reformën zgjedhore