NISMA: E paprecedent për shoqëritë demokratike organizmin e protestave nga partia që udhëheq qeverinë

E publikuar: 28/05/2020 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma Socialdemokrate e ka vlerësuar të pa precedent për shoqëritë demokratike organizimin e protestave nga partia që udhëheq me qeverinë.
Nisma poashtu e vlerëson si presion direkt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese tubimin e sotëm.

“Gjithashtu, për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të COVID 19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Nismës.

Postimi i plotë:

Është e pa precedent për shoqëritë demokratike organizimi i protestave nga partia që udhëheq me qeverinë. Madje nga partia e cila që nga rrëzimi i saj në Kuvend vetëm pas 50 ditësh, udhëheq e vetme me qeverinë!

Për më tepër, nxjerrja e njerëzve në sheshe në kohën kur Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë Akt Gjykimin për çështjen e dekretit të presidentit, përmes të cilit ka mandatuar kandidatin e LDK-së Avdullah Hoti kandidat për kryeministër, përbën presion të drejtpërdrejt mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu, për shkak të mos mbajtjes së distancës së domosdoshme nga organizatorët, tubimi i sotëm ka rrezikuar përhapjen e mëtejmë të COVID 19 dhe rrjedhimisht edhe ka shkaktuar rrezikim të jetës së qytetarëve të Kosovës!