Nisin zhvarrosjet masive në Brazil

E publikuar: 14/06/2020 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në  Sao Paulo, Brazil, kanë filluar të gërmojnë në varret e të vdekurve për të zhvendosur trupat e tyre, me qëllim hapjen e vendeve për viktimat e Covid-19, të cilat deri më tani numërohen rreth 42 mijë.

Shërbimi funeralit komunal i Sao Paulo tha në një deklaratë për mediat se eshtrat e njerëzve që kanë ndërruar jetë të paktën 3 vite më parë, do të zhvarrosen dhe do të futen në çanta me numër përkatës, pastaj do të ruhen përkohësisht në 12 kontejnerë dhe brenda 15 ditëve do të dorëzohen në disa vende të tjera për t’u varrosur sërish.

Sao Paulo është një nga pikat e nxehta të Covid-19, me 5480 vdekje. Disa ekspertë të shëndetit janë të shqetësuar për një valë të re infektimi. Një nga arsyet pse është rritur numri kaq shumë ka qenë mosrespektimi i masa mbrojtëse në transportet publike si dhe në qendrat tregtare.

Sipas ekspertëve parashikohet që kulmi i pandemisë në Brazilit do të arrijë në Gusht, pasi u përhap edhe në qytetet e mëdha. Virusi deri më tani u ka marrë jetën pothuajse 42 mijë brazilianëve, duke ia kaluar kështu edhe numrit të viktimave të Mbretërisë së Bashkuar. /tvklan.al