Nisin takimet në Bruksel, Mogherini ndaras me Thaçin e Vuçiqin

E publikuar: 08/11/2018 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak minuta ka zgjatur takimi mes Hashim Thaçit dhe Federica Mogherinit.

Pas këtij takimi, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajmin për këtë takim e ka dhënë zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Takimi i nisur tash, është i pari për ditën e sotme në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Pas këtij takimi pritet të ketë një takim trepalësh.