Nisin provimet e Maturës në Shqipëri

E publikuar: 08/06/2020 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maturantët nisën këtë të hënë sezonin e provimeve.

Provimi i parë që u testuan ishte ai i gjuhës së huaj, që filloi në orën 10:00 e përfundoi në orën 12:00, ndërsa testi ishte vetëm me alternativa, 60 pyetje të tilla.

Ndërsa në ankth ishin prindërit, që prisnin si ju shkoi provimi fëmijëve  të tyre. Veç stresit të testimit, nxënësve të klasave të 12-a iu shtuan edhe emocionet e zhvillimit të provimeve në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Ata nuk u lejuan të futen pa maska e doreza si dhe ju mat temperatura.

Në klasa me 10 nxënës e në ambiente të dezinfektuara do të vijojë zhvillimi i maturës shtetërore për 31 mijë maturantë, në 11 qershor me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, pas 4 ditësh provimin e matematikës dhe e përfundojnë më 18 qershor me testin e lëndës me zgjedhje. Por nëse temperatura e ndonje maturanti do të jetë më e lartë se 37.5 ai nuk do të lejohet të hyjë në provim, ndërsa do t’i jepet mundësia që të testohet në sezonin e vjeshtës.

“E rëndësishme është që maturanti të mos shqetësohet. Sepse do të shikohet nga stafi mjekësor dhe do ju jepet mundësia në gusht ose shtator dhe universitetet do kenë kuota”, shprehet Zamira Gjini, drejtoresha e Zhvillimeve Arsimore.

Gjithashtu paraqitja e maturantëve në provim me telefon si dhe gjetja e tij gjatë testimit sjell përjashtimin e tyre për një vit nga provimet e maturës. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve në 486 shkolla në vend u angazhuan 550 punonjës policie. Rezultatet e 4 testeve do të dalin në 30 qershor e korRigjimi për herë të parë do të kryhet elektronikisht.