Nishani flet për kombin kosovar, për qëllimet ruse e rrezikun për luftë

E publikuar: 21/10/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në një intervistë që do të transmetohet ekskluzivisht në emisionin “InfoBox” të “RTV Dukagjinit”, do të flasë për shumë çështje me rëndësi.

Se a ka komb kosovar; se a po bie në grackën e Beogradit, Tirana zyrtare; a sheh potencial të luftës për shkak të çështjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi; cilat janë qëllimet e Rusisë në Ballkan???

Pra, këto janë vetëm disa pyetje, përgjigjja e të cilave do të jepet nesër në “RTV Dukagjini”, nga Presidenti Bujar Nishani.

Kjo intervistë do të transmetohet nesër në kuadër të emisionit “InfoBox” të “RTV Dukagjini”, me fillim prej orës 18:00.