Nis takimi për harmonizim të programit, Vetëvendosja e pret LDK-në në selinë e saj

E publikuar: 23/10/2019 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë arritur në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, dy përfaqësuesit e grupit punues të LDK-së, për takimin e dytë që do të mbahet për harmonizim të programeve, shkruan Gazeta Express.

Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku janë pritur në VV nga Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, derisa ky është takimi i dytë që po mbahet pas zgjedhjeve në mes të këtyre grupeve, me anë të së cilave po tentohet që të bëhet harmonizimi i programeve për të krijuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor.

Takimi i parë ishte mbajtur javën e kaluar në selinë qendrore të LDK-së.

VV-ja ka dalë e para nga zgjedhjet, derisa LDK-ja si parti e dytë. /Express/