Nis takimi i krerëve shtetëror, dorëzohet platforma për dialogun

E publikuar: 13/02/2019 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj sot do të dorëzojë platformën për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.

Takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi, kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ku do të diskutohet rreth kësaj platforme ka nisur, raporton lajmi.net.

Pas kësaj, bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti këtë platformë do t’ia dorëzojnë nesër Kuvendit.