Nis takimi Hoti-Vuçiq

E publikuar: 16/07/2020 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të lartë të BE-së, në Bruksel po zhvillohet takimi i parë kokë më kokë ndërmjet dy përfaqësuesve institucional të shteteve fqinje.

Në tentim të arritjes së një marrëveshje finale më herët gjatë ditës, në takime të ndara dy krerët e Kosovës dhe Serbisë i priti përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell./E.Zeqiri/