Nis seanca e jashtëzakonshme për vlerat e luftës së UÇK-së

E publikuar: 27/10/2016 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar për vlerat e luftës së UÇK-së.

Kjo është vendos dje nga Kryesia e Kuvendit në një mbledhje urgjente.

Për të thirrur seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.

 Seanca e jashtëzakonshme  filloi me një orë vonesë, ndërsa Lista serbe nuk po merr pjesë në seancë.