Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

E publikuar: 20/09/2018 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur që në sallë janë gjithësej 84 deputetë, ndërkaq që u ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë të vijnë në seancë, shkruan lajmi.net.

Në seancën e jashtëzakonshme do të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë edhe Projektligjin për aderimin e Kosovës në Marrëveshjen për themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator.