Nis me tensione protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës

E publikuar: 11/12/2020 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e tretë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës ka nisur me tensione në kryeqytet. Protestuesit kanë hedhur shashka dhe sende të forta ndaj policisë të vendosur para kryeministrisë.

Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Në terren kanë zbritur rreth 1500 efektiv policie. Në këtë protestë të tretë, ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.