Nis mbledhja e Qeverisë, konfirmohet buxheti mbi 2 miliardë euro

E publikuar: 31/10/2017 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbledhjen e cila po zhvillohet në Qeverinë e Kosovës, Ministri i Financave, Bedri Hamza ka konfirmuar se buxheti për vitin 2018 është 2 miliardë e 82 milionë euro.

Duhet përkujtuar që më parë ishte parashikuar që buxheti për vitin 2018 të mos arrinte as shifrën 2 miliardë euro.

Fillon mbledhja

Nis mbledhja e Qeverisë së Kosovës, shqyrtohet Projektligji për Buxhetin
Ka filluar mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës.Ndërkohë në këtë mbledhja pritet të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit të Komitetit Drejtues të Asistencës Teknike, Energjia nga Linjiti