Nis mbledhja e LDK-së, vendoset për emrat e ministrave

E publikuar: 02/06/2020 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë në të cilën pritet të caktohen edhe emrat e ministrave nga ky subjekt.

Kryetari i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë në mënyrë që të paraqitet përbërja e kabinetit qeveritar.
Pas përfundimit të mbledhjes kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.

Ndërkaq kujtojmë se nesër në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet formimi i qeverisë së re.