Nis Kampionati Ballkanik, Menxhiqi në finale (Foto)

E publikuar: 23/09/2017 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur Kampionati ballkanik në Kik-boks që po mbahet në Bjelo Polje të Malit të Zi, ku Kosova po defiloi me flamurin e shtetëror.

Në këtë kampionat po marrin pjesë një numër i madh garuesish nga shtet e Ballkanit.

Kosova po merr pjesë me katër kik-boksierë.

Dardan Menxhiqi tashmë ka siguruar finalen, pasi që u kualifikua pa luftë.

Sot në program është që të garojnë dy kik-boksierët tonë; Denis Halimi do të ndeshet me Luka Perisiq nga Mali i zi dhe Gëzim Brahimi kundër Stanislav Tsanov nga Bullgaria./KosovaPress/