Nis fushata “16 Ditët e Aktivizmit” kundër dhunës në familje

E publikuar: 25/11/2015 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh koordinator nacional kundër dhunës nё familje, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë dhe ka folur në hapjen zyrtare tё fushatës “16 Ditët e Aktivizmit” dhe ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Duke folur pёr shënimin e Ditës Ndërkombëtarë pёr Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, zëvendësministri Çelaj theksoi se ёshtё e rëndësishme të shënohet kjo ditë dhe “16 Ditët e Aktivizmit” pёr sensibilizimin e opinionit publik qё dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijesimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë, transmeton Koha.net.

Çelaj përmendi punën qё është duke e bёrё grupi punues i pёrbёrё nga akterё institucionalë dhe të shoqërisë civile, tё cilët kanë kontribuar me përvojat e tyre nё hartimin e Programit të Kosovës kundër dhunës në familje dhe Planit të Veprimit. Njëherit përmendi edhe se kjo punëtori ёshtё zhvilluar nё tri shtylla: parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe reintegrimin.

Zëvendësministri Çelaj falënderoi ekipin përgjegjës tё hartimit tё Programit pёr pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vlefshëm.