Nis dezinsektimin e zonave endemike në Malishevë

E publikuar: 06/05/2020 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), nga dita e nesërme, e enjte (07.05.2020), në territorin e Komunës së Malishevës, do të filloj fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, kundër rriqrave, si bartës të virusit të etheve hemorragjike.

Kjo fushatë e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, do të filloj në fshatin Lladrovc, ndërsa dezinsektimi do të vazhdoj sipas planifikimit të bërë, bazuar në situatën në terren.

Dezinsektimi përfshin hapësirat publike dhe private në zonat endemike.

Dezinsektimi i zonave endemike do të filloj nga ora 08:00 në mëngjes dhe do të vazhdoj deri në mesditë, dhe me këtë rast luten qytetarët që ti marrin masat e duhura preventive, në veçanti luten bletarët për kujdes të shtuar.

Dezinsektimi do të bëhet sipas këtij orari:

07.05.2020- në Lladrovc,

08.05.2020- në Senik

09,10 dhe 11,05.2020- në Banjë

Për çdo ndryshim të orarit, për shkak të kushteve atmosferike apo për shkaqe, qytetarët do të njoftohen me kohë./KosovaPress/