Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

10.06.2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Ndalimi me ligj i lojërave të fatit në Kosovë, ka shtyrë bixhozçinjtë t’i kryejnë këto veprimtari ilegalisht. Tre raste në tre vende të Kosovës janë zbuluar për dy ditë. Janë konfiskuar gati 10 mijë euro, janë sekuestruar aparate dhe kompjuterë gjatë bastisjeve në këto lokale. Prokuroria po vazhdon hetimin dhe personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje

Morena Kokollari

Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm ka shpërthyer në Kosovë që nga ndalimi i lojërave të fatit në Kosovë, në mars të 2019-s.

Kërkesa për ndalimin e lojërave të fatit u bë pas disa incidenteve në disa kazino në Kosovë, ku pati edhe persona të vrarë.

Policia e Kosovës, për dy ditë, ka treguar se janë marrë me raste të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit, që tashmë është i paligjshëm në Kosovë.

Më 6 qershor, në Prizren, policia ka arrestuar një person, me inicialet P.B., të dyshuar për organizim dhe bixhoz. Gjithashtu, gjatë dy bastisjeve në dy lokacione, janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë aparate të lojërave të fatit.

Nuk u gjetën vetëm mjete në këto lokale, u gjetën edhe para të gatshme. Vetëm në Prizren janë kapur 3 mijë e 300 euro.

I dyshuari me iniciale P.B., pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdon të hetohet.

Krejt kjo u bë pas hetimit të Njësisë policore për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët.

Të nesërmen, më 7 qershor, në fshatin Sekiraqë në Podujevë, u arrestuan tre persona, dy meshkuj dhe një femër, të dyshuar për organizim të skemës piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan Gazeta Express.

Dy personat e arrestuar, policia tha se ishin punëtorë të lokalit, ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, u konstatua se biznesi dhe aparatet e lojërave të fatit kanë qenë të palicencuara. Gjithsej, sipas Policisë së Kosovës, u konfiskuan 11 aparate të lojërave të fatit dhe para 6 mijë e 654 euro.

Pas intervistimit, tre të dyshuarit me vendim të prokuroria janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Në Mitrovicë, po të njëjtën ditë, njësiti policor kishte hasur në një lokal në të ishin duke u zhvilluar aktivitetet e lojërave të fatit dhe bixhozit.

Aty, janë konfiskuar nëntë shtëpiza kompjuteri, të cilat policia tha se kishin shërbyer për lojëra të bixhozit.

Lokali është mbyllur dhe prokuroria po heton rastin.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Pejë dhe për këtë Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se është sekuestruar një kompjuter, disa tiketa dhe libra.

Më këtë rast është hapur hetim për vepër penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit”.

Më 28 mars, Kuvendi i Kosovës e miratoi ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë për 10 vjet.

Menjëherë pas ndalimit, kishte reaguar edhe shoqata e lojërave të fatit në Kosovë, ku kishin akuzuar deputetët se po e bëjnë këtë veprim për përfitime politike dhe se përveç dy rasteve të vrasjeve, nuk ka pasur asnjë rast tjetër të krimeve në bizneset e lojërave të fatit.

Aksioni i mbylljes së tyre nisi pothuajse menjëherë nga Policia e Kosovës dhe ende po vazhdon.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, akciza për aparatet e lojërave të fatit në Kosovë ka qenë e lartë dhe buxheti i shtetit brenda vitit ka inkasuar afër 20 milionë euro nga kjo veprimtari.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë