Nikolliq: Kushtet për pranim në BE – “poshtëruese”

E publikuar: 24/10/2016 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, e ka akuzuar Bashkimin Evropian për vendosjen e kushteve “poshtëruese” për anëtarësim të Serbisë në BE.

Zoti Nikolliq i ka thënë sot kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar, i cili e ka vizituar Beogradin, se Serbia do të lëvizë për t’i pranuar parimet themelore dhe vlerat eBE-së, megjithqë blloku me 28 anëtarë është në krizë.

Nikolliq nuk ka specifikuar se cilat kushte ai i konsideron “poshtërtuese”, por ndoshta u është referuar kërkesave të disa anëtarëve të BE-së, që Serbia ta njohë Kosovën, si shtet i pavarur, raporton AP nga Beogradi.

Serbia, që është aleate tradicionale e Rusisë, dëshiron t’i bashkohet BE-së, por ka qenë nën presion intensiv nga Kremlini që ta rishqyrtoj këtë orientim.

Moska e ka mbështetur Serbinë në kontestin e saj me perëndimin lidhur me Kosovën, e cila ka shpallur pavarësi në vitin 2008./rel/