Nikolliq falënderon Indonezinë që s’e njeh Kosovën

E publikuar: 27/04/2016 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Indonezi, ka takuar të mërkurën në Xhakartë presidentin nikoqir, Joko Widodo.

Dy presidentët kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në disa fusha, si dhe për Kosovën.

“Jemi mirënjohës që Indonezia, si shteti më i madh islamik, respekton tërësinë tonë territoriale dhe sovranitetin tonë, duke mos njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikolliq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Shtetësia e Kosovës njihet nga 111 vende, por atë refuzojnë ta njohin pesë shtete të Bashkimit Evropian: Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja./rel/