Nikoliq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

E publikuar: 03/10/2016 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka theksuar se ndër betejat më të mëdha të Serbisë është që të mos lejojë hyrjen e shteti të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi duke vazhduar të luftojmë që Kosova të mos bëhet anëtare e UNESCO-s. Ne kemi marrë betejën për rimëkëmbjen e ekonomisë serbe dhe për krijimin e vendeve të punës”, ka thënë Nikoliq.

Gjithashtu ai ka theksuar se Serbia dëshiron të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, por ajo kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan b92, transmeton Indeksonline.

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë akterëve politikë që të lënë historinë prapa nesh dhe të kthehen për bashkëpunim”, ka thënë Nikoliq, duke shtuar se Serbia është duke luftuar për të drejtën e zgjedhjes së miqve të saj kundër me qëllimin e deklarimit në mënyrë të qartë që edhe njëherë të tërhiqet konflikti në rajon.