Nikoliq hesht për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 28/08/2015 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe heshtja është qëndrim”, i është thënë gazetës “Danas” në kabinetin e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq

Presidenti i Republikës së Serbisë ende nuk është deklaruar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Gazeta “Danas” shkruan se në Presidencën e Serbisë i është thënë se “kur presidenti do të konsiderojë se është koha, do ta paraqesë mendimin e vet”.

I pyetur nga gazeta “Danas” çfarë është fati i Platformës së Nikoliqit për Kosovën, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Bruksel, në kabinet të Tomisllav Nikoliqit theksojnë se “kjo është histori në vete”.