Nikoliç: Mali i Zi është shndërruar në shtet lodër

E publikuar: 25/12/2015 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, në një intervisitë për “Sputnik”, ka thënë se Mali i Zi nuk duhet të krahasohet me Serbinë.
Duke e quajtur shtet lodër Malin e Zi, Nikoliç ka thënë se ndryshe nga Mali i Zi, Serbia gjatë gjithë kohës tregon se nuk është si Mali i Zi dhe se askush nuk mund të luajë me të
“Serbia ka interesat dhe të drejtat e saj, miqësinë shekullore me Rusinë dhe ajo s’mund të na thotë që ne jemi armik i BE-së, e as BE-ja s’mund të na thotë se ne jemi armik i Rusisë”, ka thënë Nikoliç, përcjell KosovaPress.
Nikoliç ka ta thënë se Mali i Zi ka zgjedhur anëtarësimin në NATO e BE, por po ashtu edhe konfliktet që këto organizata kanë, pa një identitet të anëtarit dhe pavarësi. Sipas tij, Mali i Zi qëllimisht e ka shfuqizuar pavarësinë e vet në vendimmarrje pasi është rekomanduar të pranojë çdo gjë vetëm e vetëm sa për t’iu bashkuar NATO-s.
Sipas tij, Mali i Zi është shndërruar në lodër.
“Mali i Zi është shembull konkret se si shteti nuk duhet të shndërrohet në lodër dhe liderët që udhëheqin nuk duhet ta trajtojnë ashtu”, ka thënë Nikoliç.