Nigeri, OKB-ja liron 876 fëmijë të dyshuar si terroristë

E publikuar: 29/10/2016 09:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OKB-ja thotë se ka negociuar lirimin e 876 fëmijëve në Nigeri, të cilët ishin duke u mbajtur nga ushtria për lidhje të mundshme me militantët islamikë.

Fëmijët, të cilët kishin jetuar më parë në zonat e kontrolluara nga Boko Haram, grupi i famshëm terrorist, po mbaheshin në një kazermë ushtarake në veri-lindje të qytetit të Maiduguri, tha një zëdhënës i OKB për “BBC”.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka asnjë proces të duhur ligjor për civilët, duke përfshirë edhe fëmijët, të cilët ishin arrestuar nga ushtria, si pjesë e operacioneve të tyre kundër rebelëve.

 Detajet mbi moshën e fëmijëve dhe kohëzgjatjen e ndalimit të tyre nuk janë vërë të ditura.

Ushtria ende nuk ka bërë asnjë koment.