Nigeri – Islandë, formacionet zyrtare

E publikuar: 22/06/2018 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja e Nigerisë dhe ajo e Islandës kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Nigeria dhe Islanda do të ndeshen mes vete në ndeshjen e dytë të vlefshme për grupin D në Kupën e Botës Rusia 2018.

Kombëtarja Afrikane kanë humbur ndeshjen e parë nga Kroacia dhe duan të fitojnë pikët e para ndaj ishullorëve.

Në anën tjetër, Islanda ka barazuar me Argjentinën në ndeshjen e parë dhe do të tentojë të mbet në lojë për kualifikim me një rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mundshme.

Nigeria: Uzoho; Omeru, Ekong, Balogun, Idowu; Moses, Mikel, Ndidi, Etebo, Musa; Iheanacho. 

Islanda: Halldorsson; Saeversson, Arnason, Sigurdsson, Magnusson; Gislason, Sigurdsson, Gunnarsson, Bjornason;  Bodvarsson, Finnbogason.

/Telegrafi/