Nicole Scherzinger: Për të paguar kolegjin kam kënduar opera në restorant

E publikuar: 12/09/2017 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja e njohur, Nicole Scherzinger ka treguar se brenda jetës së saj luksoze fshihen disa histori të trishta.

Ajo ka dhënë një intervistë për Cosmopolitan ku shpjegon se si ka sakrifikuar për të paguar shkollën pasi familja nuk ishte në gjendje.

“Për të shkuar në kolegj bëja gjithcka. Kam nisur nga dyqanet e kozmetikës e më pas kam kënduar opera në një restorant Italian të quajtur Macaroni Grill”.

“Periudha më e vështirë ka qenë kur duhet të jepja gjakun tim për para. Për ushqim, unë duhet të shtoja vetëm ujë sepse mbusheshin thjesht”, tha këngëtarja duke shtuar se shumë familjarë e konsiderojnë dorështrënguar.

Eksperienca e kaluar e 39-vjecares ka bërë që të jetë një ndër femrat më të suksesshme me botën e muzikës që numëron hite të mëdha.

Pavarësisht vuajtjeve, ajo e adhuron familjen dhe nuk i gjykon aspak për mundësitë e pakta ekonomike.