Nicole Scherzinger i bashkohet fushatës për të drejtat e fëmijëve nga ‘UNICEF’

E publikuar: 21/11/2018 14:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

UNICEF tash e sa vite organizon një fushatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.
Dua Lipa i është bashkuar një numri të madh të personazheve për ta mbështetur fushatën për të drejtat e fëmijëve të organizuar nga ‘UNICEF’.

Ndër ta edhe këngëtarja Nicole Scherzinger i është bashkuar ndihmave të UNICEF-it.

Në ditën ndërkombëtare të fëmijë, Scherzinger ka kaluar kohë me fëmijët në nevojë, teksa këtë gjë e bëri të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Isntagram.

‘’Sot është dita botërore e fëmijëve dhe këtë ditë kam vendosur ta festojë së bashku me fëmijët në vende të ndryshme të botës. Jam shumë me fat që po punojë me Unicef, duke i inkurajuar zërat e së nesërmes, por ka ende shumë punë për të bërë! Këta fëmijë kanë fuqi që të ndryshojnë botën’’, ka shkruar ajo pranë një postimi në Instagram.