NichePhone S, smartphone i vogël sa një kartë krediti

E publikuar: 09/11/2017 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të viteve 2000, pjesa më e madhe e kompanive të celularëve synonte të krijonte pajisje gjithnjë e më të vogla, të cilat mund të mbaheshin lehtë në xhep dhe të peshonin pak. Por jo për NichePhone S.

NichePhone S është i madh sa një kartë krediti. Smartphone peshon vetëm 38 gramë, ka portën për kufje 3,5 mm, lidhjen Bluetooth dhe kushton rreth 88 dollarë.

Në pamje të parë NichePhone S ngjan me një makinë llogaritëse, me një ekran vërtet të vogël dhe me butona të rrumbullakët në pjesën e përparme. Pajisja ka trashësi vetëm 6 milimetra. Telefoni suporton vetëm 3G, por nuk mund të lidhet me Wi-Fi. Pavarësisht dimensioneve të vogla NichePhone S suporton regjistrimin zanor dhe dëgjimin audio.

Smartphone ka të instaluar sistem operativ Jelly Bean. Por për fat të keq nuk i suporton aplikacionet më të përdorura të kohëve të sotme si WhatsApp, Facebook, Instagram apo Twitter. Bateria është 550mAh. NichePhone S do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra: e bardhë dhe e zezë.

Telefoni suporton vetëm NanoSim dhe për ta rikarikuar duhet një kabllo microUSB.
NichePhone S do të dalë më 10 nëntor të këtij viti dhe mund të porositet online në website-n FutureModel.