Nice konfirmon marrëveshjen, Balotelli qëndron së paku edhe një sezon

E publikuar: 21/08/2018 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra franceze, Nice ka njoftuar se italiani Mario Balotelli do të qëndrojë në klub, duke ia mbyllur përfundimisht derën Marseillet.

Sulmuesi italian nuk u paraqit në fillimin e stërvitjeve para-sezonale, megjithëse ai më vonë u bashkua me skuadrën, me agjentin Mino Raiola që ishte duke punuar rreth një lëvizje te Marseille.

Sot (e hënë), presidenti i Nice, Aiglons, ka thënë se situata ishte ‘e komplikuar’, por tanimë ka njoftuar se SuperMario po qëndron.

“Vendimi është bërë, Mario Balotelli ka vendosur të qëndrojë në OGC Nice”, thuhet fillimit në njoftimin e Nice në Twitter.

“Reprezentuesi italian ka shprehur dëshirën e tij te drejtorët e Nice, do të ketë një sezon të tretë me ne”.

“Marrëveshja u ratifikua nga të gjitha palët të hënën mbrëma”.

“Është bërë disi e komplikuar në fillim të verës nga një tjetër klub në jug të Francës, por situata është kthyer në normale”.

“Thjeshtë. Qartë. Ashtu si goditja e SuperMario”, mbyllet njoftimi i klubit francez. /Telegrafi/