Ngulitjet më spektakolare të javës në NBA (Video)

E publikuar: 21/11/2017 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NBA ka hyrë në fazën interesante të fundvitit, ku sezoni është nxehur mjaft shumë dhe ekipet po tregojnë performanca të shkëlqyera.

Kundërsulmet në NBA janë taktikë që preferohen nga shumë trajnerë, e sidomos lojtarë.

Kjo pasi kundërsulmi mundëson ngulitjet dhe kështu ofron mundësinë që të krijohet edhe spektakli për tifozët në tribuna.

Ndër lojtarët që spikasin me ngulitje është pa dyshim Russell Westbrook i Oklahoma City Thunder, i cili ishte i papërmbajtshëm ndaj kundërshtarëve.

Edhe Kristaps Porzingis nuk ja huqë rastit sa herë ka mundësi për të ngulitur dhe për të tronditur kundërshtarët.

Më prapa nuk mbetet as LeBron James, ku mbreti edhe në këtë sezon dëshmon se është një nga lojtarët më të vështirë për t’u ndalur.

Për momentin ecurinë më të mirë në NBA e ka Boston Celtics me 16 fitore rresht. /Telegrafi/