Ngritet flamuri shqiptar në xhaminë e Manastirit (Foto)

E publikuar: 05/11/2016 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flamuri shqiptar është ngritur sot në xhaminë “Hajdar Kadi”, në afërsi të rrugës Ivan Milutinoviq në Manastir, për nderë të vënies në funksion të këtij objekti pas rekonstruimit dhe restaurimit, e financuar me 1 milionë euro nga qeveria turke.

Nga Partia Demokrate e Turqëve në Manastir, reaguan duke thënë se ky është një provokim dhe veprim tendencioz.

Muftiu i Manastirit, Amit Rasimovski, në lidhje telefonike për TV Telman deklaroi se e ka mësuar nga mediat se në minaren e xhamisë është vendosur flamuri shqiptar kurse ai nuk e ka parë kush e ka vendosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.