Ngjyra që nuk del kurrë nga moda (FOTO)

E publikuar: 22/06/2017 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër.
E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht, nuancat e panës, e bardha perlë etj.
Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.

Në fotogalerinë e mëposhtme ju prezantojmë me hijeshinë, thjeshtësinë dhe madhështinë e së bardhës.